Aktiviteti i transporteve ndërkombëtare për kompaninë ALBA-TRANS ka filluar në korrik 2006. Impenjimi me seriozitet dhe trajtimi i pasagjerëve si pasuria jonë më e çmuar kanë qenë në themel të të gjitha politikave të kompanisë tonë.
Nga këndvështrimi i tanishëm mund të themi që në këto politika qëndron dhe kyçi i suksesit tonë, pa të cilin jo vetëm nuk do të ishim lider në këtë sektor por, ç’është më e rëndësishmja, nuk do të kishim mundur të kontribuonim në ngritjen e standardeve të shërbimit të ofruar.
ALBA-TRANS ka një park prej 25 autobuzësh turistikë ndër të cilët prodhimi më i vjetër është i vitit 2000. Të gjitha mjetet e kompanisë tonë respektojnë normat e ndotjes së ambjentit të vendosura nga EU.
Në korrik 2008 ALBA-TRANS u bë kompania e parë shqiptare e transportit të udhëtarëve që çertifikohet sipas standardit ISO 9001:2000.