Çfarë është reklama në autobuzë?
Vendosja e imazhit dhe perse perdoret reklamimi ne autobuze
Për të ndërtuar një imazh dhe për ta ruajtur atë.
Reklamimi nëpërmjet autobusëve mundëson një impakt të lartë të kujtesës vizuale për kompaninë tuaj dhe për atë që kompania juaj mund t’u ofrojë klientëve.
Fushata të mëdha mund të zhvillojnë biznese te reja, ndërkohë që fushatat afatgjata mund të rrisin njohurinë për kompaninë tuaj. Autobusët janë mënyra më efektive nga pikpamja e kostos për të mbajtur mesazhin e reklamës tuaj në treg cdo ditë të vitit.
Reklama juaj në autobus do të jetë një prodhuese e pandalshme shitjesh, duke mbajtur mesazhin tuaj nëpër rruge dhe duke ua përcjellë atë klienteve Tuaj të mundshëm kur ata janë jashtë shtëpive, me të hollat gati për tu shpenzuar
Pse te reklamosh ne autobuzë?
Reklamimi në autobusa është rruga më efektive për bizneset që promovojnë produktet dhe shërbimet. Me zhvillimin konstant të grafikës dhe produkteve reklamuese, ky reklamim po bëhet cdo ditë e më tërheqës.
Avantazhe të përgjithshme (fleksibiliteti, audienca e madhe,perqendrimi i madh i reklames në vendët e preferuara gjeografikisht, etj).
Fleksibiliteti
Mundësia për të ndryshuar reklamimin në mënyrë ekonomike, ju lejon të publikoni promocione ose produkte të reja çdo muaj .
Për të shënjestruar zonën rreth jush
Reklamimi nëpërmjet autobusit ju lejon që të shënjestroni një klientele specifike në hapësirën gjeografike që mbuloni. Duke izoluar tregun që synoni dhe duke përdorur autobusë që qarkullojnë në zonën tuaj, do te ketë shumë pak shpërdorim për reklamimin tek klienetët më të largët, ndryshe nga mediat e tjera si gazetat, radio apo dhe televizioni.
Reklamimi nëpërmjet autobusëve është vecanërisht efektiv për të komunikuar me tregjet “të veshtirë per tu arritur”. Sic jane grate që punojnë, njerëzit aktivë dhe grupmoshat e lëvizshme nga 18 deri ne 24 vjec.
Audienca e caktuar
Autobusët lëvizin në mënyrë të vazhdueshme. Shikuesit nuk janë të detyruar të blejnë një produkt për të parë reklamën tuaj dhe ata nuk mund te ndryshojnë kanalin apo ta fikin radion apo televizorin.
Ndërkohë që radioja, televizioni dhe shtypi janë të ngarkuar me mesazhe reklamuese, reklamimi në autobusë ju lejon të shmangni konfuzionin dhe të maksimizoni impaktin.
Autobusët e percjellin mesazhin tuaj tek njerëzit pranë pikave të blerjeve dhe në kohën dhe vendin ku ata mund të veprojnë mbi atë që shohin.
Periudhat dominuese te rënies në sy janë gjatë mëngjesit, drekës dhe orëve kulmore të mbrëmjes. Këto janë momentet parësore për të rritur klientelen potenciale.
Mundësi reklame
Bus Interiors: reklame ne hapesirat e brendshme

E vogël por efektive, kjo është ajo që ofrohet nga reklamimi në pjesën e brëndshme te autobusëve. Duke mos pasur shumë gjëra të tjera për të parë, një reklamim i tille kreativ është i sigurt se do të tërheqë vëmendjen dhe do të lexohet nga fillimi në fund.
Çdo pasagjer i linjave urbane shpenzon minimalisht 20 min per nje udhëtim 2 herë në ditë per 10 herë në javë.
Perfitimet:
• audiencë e caktuar
• hapesirë e vogël dhe kosto prodhimi e ulët
Bus Back: reklama ne nje pjese te kufizuar mbrapa
“Bus Back” janë të gjitha reklamat që dallohen më me lehtësi në autobusë. S’ka dyshim për suksesin e reklamës “Bus Back”. Pyeteni veten sa herë jeni fiksuar mbrapa një autobusi duke lexuar reklamën.
“Bus Back” kanë gjithashtu një audience të caktuar.
Perfitimet:
• kosto më të ulët hapesire dhe produksioni
• shtrirje më të gjerë të fushatës në sajë të reduktimit të kostos
Mega Backs: reklamim ne siperfaqen e mbrapme.
“Mega Backs” është një nga opsionet tona më popullore të reklamave. “Mega Backs” krijon opsione për reklame me permasa të mëdha dhe për një stil reklamimi në lëvizje, gjë që e bën mesazhin e reklamës Tuaj të shfaqet në fytyrën e cdo njeriu. Krijimtaria juaj mund të shprehet e lire me më shumë hapësira dhe opsione krijuese.
Perfitimet:
• reklamim me përmasa të mëdha
• audience e gjerë
• mundësi krijimtarie
• efektivitet në kosto
Mega Bus: veshje totale e siperfaqes se jashtme
Nëse do të bësh bujë!
Nëse do të deklarohesh!
Nëse vërtet do të bëhesh i njohur, atëherë mos shiko më larg se “Mega Bus”. Me të dy pjesët anësore dhe pjesën e prapme, mundësitë janë pafund. C’do hapësirë e autobusit mund të mbajë një mesazh të ndryshëm ose te reklamojë produktet ose shërbime të ndryshme.
Perfitimet:
• hapësire e gjerë për reklamim
• audience e gjerë
• mesazh agresiv i kompanise
• interesim i larte për risitë e kompanisë
• lëvizshmëri