Dita e Parë
Fluturimi me avion charter për në Moskë. Pritja në Aeroport nga përfaqësuesi ynë. Transferimi me autobus komod për në hotel. Sistemimi në Hotel me 3 yje. Pasdite të lirë.
Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit
dhe të monumenteve kryesore të Moskës si: Sheshi i Kuq, Qendra Tregtare GUM, Katedralja Shën Vasil, vendosur në Sheshin e Kuq, Kremlini – simboli i Moskës dhe i Rusisë, rezidenca e ish carëve. Në të gjenden kryeveprat e arkitekturës, Pallati i Armëve, ku janë të ruajtura relike të mjeteve luftarake, shenjat e vjetra shtetërore, veshjet e shtrenjta të shtresës së lartë Ruse dhe gjithashtu orendite e tyre prej floriri dhe argjendi. Në Darkë Shfaqja Eurosong 2009, ku merr pjesë dhe Shqipëria.
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Shën Sergius Lavra në Zagorsk, Tur në Metro, Rruga e famshme Arbat. Në Darkë Shfaqje Cirku.
Dita e Katërt
Mëngjezi në Hotel. Paradite të lirë. Transferimi për në aeroport, Udhëtimi me avion për në Shqipëri. ![]()
Shenim
Në paketë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion charter.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel me 3 yje për 3 netë qëndrimi.
4. Hyrja në Eurosong 2009.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në paketë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Kremlin, Pallati Armëve, Shën Sergius Lavra.)
• Pagesa e vizës RUSE.